Mijëra përdorues në mbarë botën janë ankuar për probleme me Facebook, Messenger dhe Instagram

Mijëra përdorues në mbarë botën janë ankuar për probleme me Facebook, Messenger dhe Instagram

10:58, 06/07/2022
A+ Aa A-

Facebook, Instagram dhe Facebook Messenger duket se kanë pasur probleme të martën, me përdorues në mbarë botën që kanë shprehur shqetësime për diçka të tillë.

Sipas Down Detector, një faqe interneti që monitoron ndërprerje të tilla, raportet e problemeve fillimisht filluan të shfaqen rreth orës 16:55.

Instagram, i cili gjithashtu është në pronësi të kompanisë mëmë të Facebook, Meta, duket se ka pasur probleme gjithashtu.

Së paku deri më tani nuk dihet se cili është shkaku i ndërprerjes.

Po sipas mediave të huaja, mijëra përdorues kanë raportuar probleme me Instagram dhe Facebook Messenger ndërsa qindra të tjerë janë ankuar për Facebook.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco