Forcat e sigurisë në Turqi hapin zjarr ndaj automjetit me emigrantë, vrasin 1 fëmijë e plagosin 12 të tjerë

Forcat e sigurisë në Turqi hapin zjarr ndaj automjetit me emigrantë, vrasin 1 fëmijë e plagosin 12 të tjerë

10:45, 06/07/2022
A+ Aa A-

Forcat turke të sigurisë qëlluan për vdekje një fëmijë, pasi hapën zjarr ndaj një automjeti që transportonte emigrantë nga provinca lindore Van pranë kufirit të Turqisë me Iranin.

Sipas mediave të huaja, bëhet me dije se për të zbuluar identitetin e të miturit është duke u ekzaminuar ADN-ja e tij, ndërsa mosha ende nuk është konfirmuar.

Dymbëdhjetë persona të tjerë janë lënduar, si pasojë e të shtënave, por janë në gjendje të mirë shëndetësore, dhe fatmirësisht mes tyre nuk gjendet asnjë fëmijë.

Sipas një deklarate të lëshuar nga zyra e guvernatorit, forcat turke fillimisht kërkuan që automjeti të ndalonte. Drejtuesi i mjetit refuzoi thirrjen e e forcave të sigurisë, të cilët më pas u detyruan të qëllonin në drejtim të mjetit.

Pasi u ndal, autoritetet turke zbuluan se automjeti përdorej për transport të paligjshëm emigrantësh dhe në mjet u gjetën “40 emigrantë të paligjshëm”.

Ndonëse forcat synuan të qëllonin rrotat e automjetit, një person u vra nga një plumb që kishte rënë me rikoshet nga toka, thuhet në deklaratën e policisë.

“Vazhdojnë përpjekjet për kapjen e drejtuesit të mjetit dhe kontrabandistit të emigrantëve, i cili arriti të ikë pas ngjarjes. Një hetim gjyqësor dhe administrativ është duke u zhvilluar”, shkruhet në deklaratë.

Kemal Tosun, i cili ishte dëshmitar i incidentit, i tha Serbest TV në Turqi se disa nga personat në automjet arritën të “shpëtojnë”. Një tjetër dëshmitar okular, Dindar Tosun, tha se në mesin e emigrantëve ka edhe familje me fëmijë.

Autoritetet nuk e kanë konfirmuar ende kombësinë e personave të kapur në automjet. Provinca Van ndodhet afër kufirit të Turqisë me Iranin dhe shërben si rrugë transiti për emigrantët që vijnë nga Irani, Afganistani, Pakistani dhe Azia Qendrore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco