Që nga fillimi i pushtimit rusët kanë humbur 115 mijë burra në Ukrainë

Që nga fillimi i pushtimit rusët kanë humbur 115 mijë burra në Ukrainë

20:58, 05/07/2022
A+ Aa A-

Që nga nisja e luftës më 24 shkurt, rusët kanë humbur në Ukrainë të paktën 115 mijë persona, duke përfshirë këtu si të vdekurit ashtu edhe të plagosurit.

Shifrat i bëri të ditura këshilltari presidencial ukrainas Mykhailo Podolyak, i cituar nga agjencia UNIAN.

Nga forcat e dislokuara për të pushtuar rajonin e Luhanskut, mbetën vetëm 25-35%, thekson ai.

Sipas Podolyak, në këto 132 ditë lufte, të vdekurit mes rusëve janë 36 mijë në ushtri dhe 12 mijë në kompani private.

Të tjerët janë të plagosur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco