Çfarë po u thuhet rusëve për luftën në Ukrainë

Çfarë po u thuhet rusëve për luftën në Ukrainë

20:26, 05/07/2022
A+ Aa A-

‘Kemi pritur për shumë kohë për ju’ është titulli i tabloidit rus Komsomolskaya Pravda, me sa duket një citim i njerëzve ‘të çliruar’ të Lysychansk teksa dolën nga bodrumet e tyre, shkruan korrespondentja e Sky News nga Moska, Diana Magnay.

Sipas narrativës ruse, ky është një çlirim.

Një operacion special ushtarak (mos përmendja e fjalës ‘luftë’) ku ruajtja e jetëve të trupave ruse dhe mbrojtja e civilëve është prioriteti kryesor, sipas ministrit të Mbrojtjes, Sergei Shoigu sot.

Natyrisht, nuk ka asnjë fjalë për viktimat ruse teksa ai foli për humbjet e Ukrainës.

Madje nuk ka pasur asnjë përditësim për viktimat ruse që nga marsi dhe asnjë përcaktim zyrtar për të zhdukurit.

Veç kësaj, jo shumë ngushëllim për ato familje që mendojnë se me të vërtetë duhet të kishin dëgjuar diçka nga djemtë dhe vëllezërit e tyre në vijën e frontit deri tani.

Dhe tani që Luhansk është marrë, narrativa ka vazhduar.

Vladimir Putin ka urdhëruar ato trupa të përfshira në ofensivën e Luhanskut të pushojnë dhe të rigrupohen ndërsa divizionet Zapad (Perëndim) dhe Vostok (Lindje) të vazhdojnë në drejtim të Donetsk.

Ajo që populli rus ‘duhet të mësojë’ nga kjo është se gjithçka është në rrugën e duhur.

 ‘Operacioni special ushtarak po shkon sipas planit, kështu që rusët mund të shijojnë diellin e verës pa u shqetësuar shumë për aktivitetet e ushtrisë së tyre në vendin fqinj’, shkruan SkyNews.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco