A është ky fundi për Boris Johnson? Dorëhiqen dy ministrat kryesorë

A është ky fundi për Boris Johnson? Dorëhiqen dy ministrat kryesorë

19:53, 05/07/2022
A+ Aa A-

Ministri i Financave dhe ai i Shëndetësisë në Britaninë e Madhe dhanë dorëheqjen pas skandalit të radhës të kryeministrit Boris Johnson. Rishi Sunak dhe Sajid Javid u larguan brenda pak minutash pasi kryeministri emëroi në një post qeveritar deputetin e turpëruar Chris Pincher. Sipas medieve, ky mund të jetë fundi për Boris Johnson

Nga Chris Mason, BBC

Ajo që po dëshmojmë sonte- duke u luajtur para syve tanë minutë pas minute- është kolapsi i mundshëm i qeverisë.

Dy dorëheqje në harkun e gjysmëorës së fundit në termat më thumbues.

Letrat e dorëheqjes së kancelarit dhe ministrit të Shëndetësisë, duke thënë se nuk mund të vazhdojnë me ndërgjegje të plotë t’i shërbejnë qeverisë.

Kjo ka rëndësi sepse nëse këto dorëheqje vazhdojnë, mund ta bëjnë shumë, shumë të vështirë për Boris Johnson që të vazhdojë si kryeministër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Azemi05/07/2022 20:54

Ky lajm i duhet lexuar popullit Shqiptar, ne nje vend demokratik su Anglia, ministrat japin doreheqjen sepse krye ministri ka anashkaluar nje veprim te padenje ndaj nje zonje, nga te njerit nga ministrat e tjere te tij. Ne Shqiperi kryeministri e kryebashkiaku kane bere skandale te panumerta qe kane shpopulluar masivisht te gjithe Shqiperine, dhe prape per shume njerez ne popull te mpire ne tru “fajin e ka Saliu”. Shqiptaret e ndershem socialist dhe demokrat duhet ta kuptojne se asnje popull ne boten e lire nuk pranon te kete njerez te pamoralshem ne qeveri qe te perfaqesojne popullin e tyre. Shqipetaret jane popull fisnik, e duhet te cmpihen e te zgjedhin njerez fisnike e te ditur si jane edhe vete. Se keta fisnike te ditur, so te afrojne afer vetes se tyre fisnike e te ditur te tjere qe te bashkuar do te zhvillojne Shqiperine, njelloj si e gjithe Evropa dhe Amerika shembuj te lirise.

Shto koment

Denonco