OKB bën bilancin: Të paktën 270 ukrainas janë marrë peng nga forcat ruse

OKB bën bilancin: Të paktën 270 ukrainas janë marrë peng nga forcat ruse

19:27, 05/07/2022
A+ Aa A-

Të paktën 270 raste të marrjes me forcë të civilëve nga ushtria ruse janë dokumentuar që nga fillimi i pushtimit në Ukrainë. Kështu deklaron OKB.

"Pavarësisht kufizimeve në akses, ne kemi dokumentuar 270 raste të ndalimit arbitrar dhe zhdukjes së detyruar. Tetë nga viktimat u gjetën të vdekur,” tha komisionerja e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, Michelle Bachelet.

Ndërkohë, zëvendësministrja e Jashtme e Ukrainës, Emine Dzhaparova akuzoi Rusinë për rrëmbime në një shkallë “masive”. Zyrës së OKB-së për të drejtat e njeriut nuk i është dhënë akses në territorin e pushtuar nga forcat ruse për të bërë bilance edhe më të thelluara.

Moska ka thënë se pretendimet e OKB-së ishin pjesë e një fushate dezinformimi për të “mbuluar krimet e regjimit të Kievit”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco