Ricky Martin i mohon akuzat, policia në hall me urdhër-ndalimin

Ricky Martin i mohon akuzat, policia në hall me urdhër-ndalimin

14:43, 05/07/2022
A+ Aa A-

San Juan, Puerto Riko - Superylli portorikan Ricky Martin mohoi të dielën akuzat që çuan në nxjerrjen e një urdhër ndalimi kundër tij, me policinë që vuri në dukje se ai nuk ishte i akuzuar për ndonjë krim.

Policia tha të shtunën se një gjykatës kishte lëshuar urdhrin kundër Martinit, por autoritetet që po përpiqeshin t'i shërbenin urdhrit nuk arritën ta gjenin këngëtarin në qytetin Porto Rikan të Dorados, ku ai jeton.

 Urdhri ishte lëshuar sipas ligjit të Puerto Rikos për dhunën në familje dhe zëdhënësi i policisë Axel Valencia tha se ai nuk mund të jepte detaje të mëtejshme,  as për atë se kush e porositi urdhrin.

Martin tha në një postim në Twitter se urdhri bazohet në akuza "plotësisht të rreme" dhe se ai do të përballet me procesin "me përgjegjësinë që më karakterizon".

“I vlerësoj gjestet e panumërta të solidaritetit dhe i pranoj me gjithë zemër”, ka shkruar ai.

Ai tha se duke qenë se ishte një çështje e hapur juridike, ndaj nuk mund të komentonte më tej.

Përfaqësuesit e Martin më herët lëshuan një deklaratë dhe i përshkruan akuzat si "plotësisht të rreme dhe të fabrikuara". Po nuk u përmendën emrat e përfaqësuesve.

"Ne jemi shumë të sigurt se kur të dalin faktet e vërteta në këtë çështje, klienti ynë Ricky Martin do të shfajësohet plotësisht," thanë ata në një deklaratë të ndarë me Associated Press.

El Vocero, një gazetë Puerto Riko, citonte urdhrin të thoshte se Martin dhe një person tjetër kishin qënë të lidhur për shtatë muaj dhe se ata u ndanë dy muaj më parë, por kërkuesi thoshte se Martin nuk e pranonte ndarjen dhe ishte parë duke u endur pranë shtëpisë së kërkuesit të paktën tri herë. "Kërkuesi ka frikë për sigurinë e tij," nënvizonte El Vocero një shprehje nga urdhër-ndalimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco