Stjuardesa për Guinness: Ajo është 86 vjeç dhe ende punon

Stjuardesa për Guinness: Ajo është 86 vjeç dhe ende punon

14:20, 05/07/2022
A+ Aa A-

Një grua nga Bostoni theu rekordin si stjuardesë me përvojën më të gjatë të punës në botë, konfirmoi Rekordin Botëror Guinness, njoftuan mediat amerikane.

Beth Nash (86 vjeçe) filloi të punojë si stjuardesë në vitin 1957 për "Eastern Airlines" dhe ka vazhduar të punojë për "American Airlines" pa asnjë ndërprerje në punësimin e saj deri më sot, konfirmoi rekordi Guinness më 1 korrik.

Nash tha se ajo e ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës së saj në rrugën Nju Jork-Boston-Uashington, sepse kjo i lejon asaj të kthehet në shtëpi natën dhe të kujdeset për djalin e saj me aftësi të kufizuara.

Guinness thotë se Nash është aktualisht stjuardesa më e vjetër në botë.

Duke festuar 60 vjetorin e kompanisë në 2017, Nash tha se biznesi ka ndryshuar ndjeshëm gjatë viteve.

“Duhet të kishe një gjatësi të caktuar, duhet të kishe një peshë të caktuar. Dikur ishte e tmerrshme. Fiton disa kilogramë dhe duhet të vazhdosh të peshohesh sepse po te vazhdosh kështu do të të heqin rrogën”, tha stjuardesja për televizionin lokal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco