Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

Ai u martua në spital se po vdiste por disa orë më vonë ndodh mrekullia

Ai u martua në spital se po vdiste por disa orë më vonë ndodh mrekullia

14:12, 05/07/2022
A+ Aa A-

Dëshira e fundit e një 47 vjeçari që kishte pësuar një atak në zemër dhe priste që shumë shpejt të vdiste ishte të martohej.

Ceremonia u zhvilluar në spitalin Molinette në Torino, Itali.

Por pikërisht teksa ceremonia po kryhej dhe ai ishte intubuar një zemër që përputhej me atë të 47 vjeçarit mbërriti për transplantim në spital.

Kështu disa orë më vonë, gjatë natës, burri iu nënshtrua me sukses operacionit po atë natë.

47 vjeçari ishte shtruar në spital në qershor në provincën e Cuneos për një infarkt në barkushen e majtë. 

Duke iu nënshtruar trajtimeve të para, ai u transferua me urgjencë në Molinette të Qytetit të Shëndetit të Torinos në repartin e kujdesit intensiv.

Megjithatë, kushtet klinike u përkeqësuan dhe implantimi i një sistemi të asistencës mekanike të qarkullimit të gjakut (ECMO) u bë i nevojshëm. 

Ajo funksionoi, por problemet që lidhen me terapinë e hollimit të gjakut u shfaqën gradualisht, duke kërkuar një kërkesë urgjente për një zemër të re.

Pacienti, baba prej disa muajsh, i frikësuar nga më e keqja, kërkoi të martohet me partneren e tij 42-vjeçare.

Martesa e cilësuar si “në fund të jetës”, u krye nga nëpunësja e gjendjes civile e Bashkisë së Torinos e cila mbërriti në spital me tullumbace dhe zemra të kuqe të ndriçuara. 

Pas operacionit shtatë-orësh, pacienti paraqiti gjendje tw qwndrueshme  dhe u transferua në Njësinë Koronare të Kardiologjisë Universitare. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco