Rajonet e Ukrainës të kontrolluara nga Rusia do të shesin grurë në Irak, Iran dhe Arabinë Saudite

Rajonet e Ukrainës të kontrolluara nga Rusia do të shesin grurë në Irak, Iran dhe Arabinë Saudite

13:06, 05/07/2022
A+ Aa A-

Autoritetet e instaluara nga Rusia në Zaporizhzhia, në Ukrainën juglindore, kanë nënshkruar një marrëveshje për të shitur grurë jashtë vendit, raporton agjencia ruse e lajmeve TASS.

Yevgeny Balitsky, kreu i administratës ruse të rajonit Zaporizhzhia, tha se marrëveshjet e planifikuara përfshinin shitje në Irak, Iran dhe Arabinë Saudite.

Ai vazhdoi duke thënë se tregtarët rusë të bujqësisë dhe kompanitë shtetërore po blinin drithë nga fermerët e rajonit dhe tashmë kishte një kontratë për të furnizuar Iranin me 150,000 tonë drithë.

Balitsky tha për TASS: "Çmimet nuk janë të këqija për momentin.

"Një fermer merr rreth 200 dollarë për ton grurë, gjë që është e mrekullueshme, sepse kostoja e tij e prodhimit është rreth 120 dollarë, edhe duke marrë parasysh kohën e gjatë të ruajtjes, e cila ishte e detyruar."

Kreu i administratës së mbajtur nga Rusia tha gjithashtu se rajoni do të marrë 300 vagona hekurudhore për të përshpejtuar furnizimin me grurë nga Rusia këtë javë, përveç dërgesave me kamionë. 

Ukraina ishte eksportuesi i gjashtë më i madh në botë i grurit vitin e kaluar, por pushtimi rus i Ukrainës ka ndërprerë transportin në Detin e Zi, një rrugë kryesore për drithërat dhe mallrat e tjera.

Vendi ka akuzuar Rusinë, eksportuesin më të madh në botë të grurit, për vjedhjen e grurit nga territoret e saj, megjithase, Rusia ka mohuar akuzat se ka vjedhur grurë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco