Hakohen llogaritë e ushtrisë britanike në YouTube dhe Twitter

Hakohen llogaritë e ushtrisë britanike në YouTube dhe Twitter

12:57, 05/07/2022
A+ Aa A-

Nga ushtria britanike kanë thënë se po hetojnë rastin e hakimit të llogarive të tyre në YouTube dhe Twitter.

Sipas mediave të huaja, video në lidhje me kriptovaluta duke përdorur fotografi të biznesmenit Elon Musk u shfaqën në llogarinë e YouTube.

Ndërsa në llogarinë e tyre në Twitter u shfaqën disa postime të lidhura me NFT, një lloje vepre e artit elektronik që lidhet me investime.

Nga ushtria e konfirmuan “shkeljen” duke thënë se kanë marrë me seriozitet të madh informacionet në lidhje me sigurinë dhe se ishin duke e zgjidhur rastin.

Të dyja llogaritë tani janë rikthyer.

Një zëdhënës i ushtrisë për BBC shtoi: “Përderisa ne vetëm e kemi zgjidhur çështjen, një hetim në lidhje me këtë ka filluar dhe se do të ishte e papërshtatshme të komentohet më shumë”.

Nuk dihet se kush është prapa incidenteve të hakimeve, incident në të cilin u ndryshuan edhe emrat e llogarive të ushtrisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco