Rusia planifikon të shesë grurin e Ukrainës në Lindjen e Mesme

Rusia planifikon të shesë grurin e Ukrainës në Lindjen e Mesme

11:34, 05/07/2022
A+ Aa A-

Yevgeny Balitsky, kreu i administratës së imponuar nga Rusia të rajonit të okupuar Zaporizhzhia të Ukrainës, ka thënë se rajoni planifikon të shesë grurin e Ukrainës në Lindjen e Mesme, sipas raporteve nga agjencia ruse e lajmeve Tass, shkruan The Guardian.

Tass tha se vendet kryesore të përfshira në marrëveshje ishin Iraku, Irani dhe Arabia Saudite. Ukraina ka akuzuar vazhdimisht Rusinë për vjedhje të grurit, një akuzë të cilën Moska e ka mohuar.

Ditën e djeshme, një zyrtar i lartë turk tha se Turqia kishte ndaluar një anije mallrash me flamur rus në brigjet e saj të Detit të Zi për të hetuar pretendimin e Ukrainës se ajo po transportonte grurë të vjedhur.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco