Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para Bashkisë së Tiranës

Masakra e 4 Korrikut/ Vrasësi që ëndërronte të bëhej ‘gangster-rapper’

Masakra e 4 Korrikut/ Vrasësi që ëndërronte të bëhej ‘gangster-rapper’

10:43, 05/07/2022
A+ Aa A-

BILD

Incident i përgjakshëm në një paradë festive pranë Çikagos!

Qindra njerëz po festonin pavarësinë e SHBA në Highland Park, një periferi e Çikagos, kur papritmas u dëgjuan të shtëna me armë zjarri.

Paniku shpërtheu. Sipas policisë, gjashtë persona humbën jetën dhe 36 të tjerë u plagosën, mes të cilëve edhe fëmijë.

Autori fillimisht ishte i lirë, por më pas rreth orës 19:00 më orën lokale erdhi lajmi çlirues: i dyshuari u arrestua.

Sipas policisë, bëhet fjalë për 22-vjeçarin Robert E. Crimo III, i cili vetë vjen nga Highland Park. Policia e përshkroi atë si të rrezikshëm dhe të armatosur gjatë ndjekjes.

Një oficer policie e njohu automjetin në kërkim, një Honda Fit në ngjyrë argjendi. Pas një ndjekje të shkurtër, Crimo III u arrestua pa rezistencë në Lake Forest, jo shumë larg Çikagos.

Ende nuk është dhënë asnjë informacion për motivin.

Crimo III mesa duket po përpiqej që të bëhej i njohur si rapper. Sipas Spotify, ai ka publikuar gjithsej tre albume. Crimo III gjithashtu ka publikuar video muzikore të ndryshme, kryesisht shumë të errëta me aludime të ndryshme për dhunë në një kanal në YouTube.

Në një video shihet edhe pjesë e një artikulli gazete për vrasësin e JFK, Lee Harvey Oswald.

‘Chicago Sun-Times’ raporton se parada nisi rreth orës 10 të mëngjesit me orën lokale, por papritmas u ndërpre dhjetë minuta më vonë pasi u qëllua me armë zjarri.

Agresori mesa duket ka qëlluar nga një çati, tha Christopher Covelli, zëdhënës i autoritetit kompetent.

Qindra njerëz- disa të mbuluar me gjak, u kapën nga paniku dhe u larguan nga rruga e paradës, duke lënë pas karrige, karroca dhe batanije.

Një reporter i gazetës lokale pa disa trupa të gjakosur të mbështjellë me batanije. Policia u bërtiste njerëzve: “Ju lutem, shpërndahuni, largohuni. Nuk është e sigurt të jeni këtu”.

Një video e realizuar pas të shtënave nga një reporter i ‘Chicago Sun-Times’ tregon një grup parakalimi duke luajtur, ndërsa njerëzit vrapojnë duke bërtitur. Një foto e postuar në mediat sociale tregon pellgje gjaku pranë karrigeve të rrëzuara.

Një banor i zonës tha për gazetën lokale: “Dëgjova 20 deri në 25 të shtëna me radhë. Pra nuk mund të ketë qenë pistoletë apo pushkë gjahu. Pas të shtënave pashë njerëz të qëlluar, mes tyre edhe një grua të mbuluar me gjak”.

Kryebashkiakja e Highland Park, Nancy Rotering dënoi dhunën: “Në një ditë kur u mblodhëm për të festuar lirinë dhe komunitetin, ne vajtojmë për humbjen tragjike të jetës,” tha ajo.

Incidenti në shtetin e Ilinois pason një seri me vrasje masive në SHBA. Dhjetë persona u vranë në një supermarket në veri të Nju Jorkut më 14 maj dhe 19 nxënës dhe dy mësues u vranë në një shkollë fillore në Teksas më 24 maj.

ImageImageImageImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco