Kishte abortuar 20 vite më parë, mjekët zbulojnë arsyen tronditëse pse 39 vjeçarja nuk mundi të mbetej shtatzënë

Kishte abortuar 20 vite më parë, mjekët zbulojnë arsyen tronditëse pse 39 vjeçarja nuk mundi të mbetej shtatzënë

09:46, 05/07/2022
A+ Aa A-

Një 39 vjeçare nga Uellsi kishte të paktën dy vite që po luftonte të mbeste shtatzënë por gjithashtu kishte dhe dhimbje legeni.

Ajo u përshkrua nga mjekët si e shëndetshme kështu që ekspertët në Departamentin e Obstetrikës dhe Gjinekologjisë, Bangor, hetuan më tej.

Në fillim u mendua se 39 vjeçarja vuante nga sindroma e zorrës së irrituar, bazuar në dhimbjet sporadike dhe i ishte dhënë mjekim.

Por pas kontrolleve ata gjetën anomali në mitrën e saj, duke përfshirë dhe cistat.

Për të mbetur shtazënë ajo referua në një klinikë infertiliteti.

Megjithatë pacientja dhe partneri i saj u refezuan sepse ishin duhapirës dhe u këshilluan të linin duhan ndërsa përpiqeshin për një fëmijë.

Rreth një viti më vonë gruaja u kthye në klinikën e gjinokologjisë duke u ankuar për dhimbje kronike në anën e  majtë dhe perioda të gjata dhe të dhimbshme.

Në pritje të operacionit, pacientja iu nënshtrua përsëritjes së ultrazërit për legenin.

Pikërisht atëherë i zbulua në objekt i huaj në indin e barkut të saj, ngjitur me qafën e mitrës.

Por vetëm kur një mjek po ekzaminonte fizikisht, gjatë testit e vërteta u zbulua.

Testi ishte i vështirë për t’u kryer sepse qafa e mitrës ishte shumë e ngushtë dhe shumë e vështirë për t’u zgjeruar.’

“Një trup i huaj u vëzhgua dhe u hoq nga zgavra endometriale. Histologjia e trupit të huaj tregoi fragmente të kockave të vdekura.’ u shprehen mjekët.

Mjekët ishin të vetdijshëm se gruaja kishte pasur një abort dy dekada më parë dhe kështu arritën në përfundimin se kocka nga fetusi kishte mbetur në barkun e gruas.

 “Mbajtja e kockave të fetusit është një ndërlikim i rrallë, por i nën-diagnostikuar pas abortit. Nëse nuk trajtohet, mund të shkaktojë mosfunksionim menstrual dhe infertilitet dytësor. Disa kërkime kanë sugjeruar se kocka e fetusit mund të ketë një efekt toksik të drejtpërdrejtë në embrionin në zhvillim, duke shkaktuar kështu infertilitet." shkruhej në raportin mjekësor.

 U vu re se as MRI-të e para dhe as ekografitë nuk e kishin zbuluar copën e kockës dhe për këtë arsye simptomat e gruas ishin diagnostikuar gabimisht për vite me radhë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco