Lajmi i fundit

LIVE/ Rama dhe Presidenti i Ukrainës, Zelensky, konferencë të përbashkët për shtyp

Skandali i ministrit me aftësi të kufizuara trondit politikën në Paris, Macron e shkarkon pas akuzave për përdhunim

Skandali i ministrit me aftësi të kufizuara trondit politikën në Paris, Macron e shkarkon pas akuzave për përdhunim

20:27, 04/07/2022
A+ Aa A-

Damien Abad, ministri francez Solidaritetit, Autonomisë dhe Personave me Aftësi të Kufizuara, pas vetëm një muaji e gjysmë në këtë post, është larguar nga detyra.

Abad është përballur me akuzat për përdhunim, çka e bëri edhe një “barrë” për presidentin francez Emmanuel Macron, i cili pretendon se është mbrojtës i çështjeve që kanë të bëjnë me femrat.

Largimi i tij u arsyetua me një riorganizim të qeverisë.

40-vjeçari po paguan çmimin e akuzave për përdhunim, tentativë përdhunimi dhe sulm seksual të ngritura ndaj tij.

Ai zëvendësohet nga një çift i përbërë nga Jean-Christophe Combe, drejtori i përgjithshëm i Kryqit të Kuq Francez dhe Geneviève Darrieussecq, një anëtare e partisë qendrore MoDem, e cila ishte ministre e çështjeve të veteranëve në mandatin e parë të Presidentit Emmanuel Macron.

Në një deklaratë të hënën pas riorganizimit, zoti Abad shprehu keqardhjen që atij nuk iu dha kohë e mjaftueshme për të qenë në lartësinë e detyrës.

Ai shtoi se do të luftojë kundër kësaj lëvizjeje të keqe që e bën shpifjen një armë të frikshme politike.

Kandidatura e tij në krye të ministrisë u paraqit në fillim si një arritje, duke pretenduar se ai ishte i pafajshëm dhe i tillë do të prezumohej deri në momentin e vërtetimit të fajësisë së tij. Por fati i tij u vulos kur prokuroria e Parisit njoftoi më 29 qershor se po hapte një hetim.

“Mbajtja e tij në qeveri do të ishte e papërballueshme politikisht”, tha deputetja e krahut të majtë Clémentine Autain nga La France Insoumise, në LCP, më 30 qershor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco