VIDEO/ Masakër në paradën e '4 Korrikut': Hap zjarr nga çatia e dyqanit mbi njerëzit...

20:05, 04/07/2022
A+ Aa A-

KUJDES: PAMJE SHQETESUESE

Të paktën gjashtë persona u vranë dhe mbi 18 janë plagosur pasi një person hapi zjarr gjatë paradës së 4 Korrikut në një rrethinë të Çikagos në SHBA.

Personi i armatosur thuhet se hapi zjarr nga çatia e një dyqani, duke përzgjedhur personat që po qëllonte.

Një video tregon pamjet e frikshme kur autori nisi të qëllonte. “Krisma, krisma, krisma,” thotë dikush.

Personi i armatosur thuhet se është në arrati. Ai mendohet se është rreth 20 vjeç. Policia ka nisur kërkimin për autorin, ndërsa është sekuestruar arma e krimit.

Në video shihen të rinjtë që vrapojnë në rrugët e qytetit pas të shtënave të para, për të kërkuar strehë. Motivet e sulmit janë ende të paqarta, ndërkohë që situata është ende aktive.

Lagjia ku ndodhi krimi është e pasur dhe njihet për nivelet e ulëta të krimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco