Masakër në SHBA/ Sulm me armë gjatë paradës së pavarësisë, ka të vdekur

Masakër në SHBA/ Sulm me armë gjatë paradës së pavarësisë, ka të vdekur

18:43, 04/07/2022
A+ Aa A-

Tronditet SHBA. 

Një sulm me armë ka ndodhur këtë të hënë në paradën për festën e pavarësisë së SHBA-ve që po mbahej në qendër të qytetit Highland Park, në Chicago.

Zyra e Sherifit të Lake County bën me dije se policia po i përgjigjet sulmit me armë, ndërkohë që nuk bëhet me dije ende numri i të vdekurve, apo i të plagosurve.

Qyteti i Highland Park, një periferi rreth 25 milje në veri të Çikagos, tha se parada e tij e Ditës së Pavarësisë është anuluar dhe këshilloi njerëzit të shmangin qendrën e qytetit.

Një dëshmitar, tha për CNN se kishte dëgjuar rreth 20-25 të shtëna armësh.

Ai shtoi se pa të paktën një person të gjakosur dhe në tokë.

Të shënat nga armët e zjarrit u shënuan rreth 10 minuta pasi kishte nisur parada në kryqëzimin e Laurel dhe St. Johns Avenue.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco