Masakër në SHBA/ Vriten tre policë, autori shkëmbeu zjarr me efektivët për disa orë

Masakër në SHBA/ Vriten tre policë, autori shkëmbeu zjarr me efektivët për disa orë

19:29, 02/07/2022
A+ Aa A-

Tre policë humbën jetën ndërsa 5 të tjerë mbetën të lënduar si pasojë e shkëmbimit të zjarrit me një person të dyshuar në Kentucky të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Efektivët e policisë morën një telefonatë për dhunë në familje në Allen, Floyd County dhe shkuan në vendngjarje, ku hasën në breshërinë e plumbave të të dyshuarit Lance Stortz.

49-vjeçari qëlloi menjëherë ndaj policisë, duke i kapur ata të papërgatitur çka rezultoi në vrasjen e 3 efektivëve.

Shkëmbimi i zjarrit zgjati për disa orë dhe për pasojë u lënduan dhe 5 policë të tjerë.

Agresori më pas u dorëzua dhe u arrestua.

Guvernatori i Kentuckyt, Andy Beshear e konsideroi ngjarjen të tmerreshme, ndërkohë që një hetim i gjerë ka nisur për ngjarjen dhe mënyrën e reagimit të policisë.

Storz ndodhet në paraburgim dhe ndaj tij rëndojnë shumë akuza të rënda. Ai pritet të dalë përpara gjykatës më 11 korrik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco