Momenti kur ylli rus i hokejt në akull kapet në rrugë dhe regjistrohet me forcë në ushtri për të luftuar në Ukrainë

Momenti kur ylli rus i hokejt në akull kapet në rrugë dhe regjistrohet me forcë në ushtri për të luftuar në Ukrainë

13:05, 02/07/2022
A+ Aa A-

Për shkak të numrit të lartë të ushtarëve të vrarë në Ukrainë tani presidenti rus nuk po kursen as yjet e sportit të vendit të tij.

Një yll rus i hokejit mbi akull thuhet se është detyruar t’i bashkohet ushtrisë ruse për të luftuar në Ukrainë.

Ivan Fedotov 25 vjeç është dërguar me urgjencë në një zyrë të ushtrisë ditën e djeshme pasi u ndalua nga një skuadër oficerësh policie me uniformë dhe rroba civile në Shën Peterburg, akuza ishte  'shmangie  e shërbimit ushtarak.'

Portieri më i mirë dhe fituesi i medaljes së argjendtë olimpike nënshkroi një marrëveshje me vlerë 1.1 milion dollarë (900,000 £) muajin e kaluar, me një ekip në SHBA.

Fedotov më parë luante  me CSKA, një klub në kryeqytetin rus me lidhje të ngushta me ushtrinë ruse. 

Gazeta e lajmeve Fontanka raportoi se ai tani mund të dërgohet në ushtrinë ruse dhe jo në SHBA - por ai gjithashtu mund të burgoset për gjoja shmangie të shërbimit ushtarak.

"Ai sapo është arrestuar "për shmangie të ushtrisë", raportoi gazetari rus Dmitry Navosha.

Operacioni duket një përpjekje e qëllimshme për ta penguar atë.

Video tregon momentin kur ai u ndalua të premten në shesh patinazhi në akull në Shën Petersburg.

Një grua tentoi të futej brenda në ambulancë, por shtyhet me forcë dhe mendohet se kjo ishte nëna e tij.

Vendndodhja aktuale e Fedotov nuk dihet.

Teknikisht, të gjithë meshkujt rusë deri në moshën 28 ​​vjeç mund të thirren, megjithëse pak djem të elitës shërbejnë në ushtri dhe më pak janë dërguar për të luftuar në Ukrainë.

Skuadra ku ai luan është në pronësi Roman Rotenberg, djali i oligarkut dhe mik i Putinit, Boris që janë të sanksionuar nga Perëndimi dhe SHBA.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco