TikTok  ‘ makinë’ parash, kjo është receta e saj sekrete

TikTok ‘ makinë’ parash, kjo është receta e saj sekrete

12:37, 02/07/2022
A+ Aa A-

Sa i suksesshëm është TikTok mund të matet me numra.

Ky rrjet social arriti në 1 miliardë përdorues në vetëm 4 vjet.

Një përdorues i rrjeteve sociale shpenzon më shumë kohë në TikTok sesa në Facebook dhe Instagram së bashku dhe një video e klikuar prej 18 sekondash ‘fluturon’ mbi një fshesë magjike dhe mund të arrijë 2.2 miliardë klikime në një kohë të shkurtër.

Por receta magjike e TikTok për të konkurruar dhe tejkaluar gjigantët si Meta dhe Google nuk është aq e fshehtë.

Strategjia e saj sipas Bloomberg përqëndrohet në një alegoritëm që mund të zbulojë preferencat e përdoruesve përmes aktivitetit të tyre në platformë, domethnë sipas kohës që shpenzojnë në një postim.

I njëjti model përdoret për reklama, si dhe për përmbatje promovuese, duke e ndihmuar TikTok të shfaqë reklama që angazhojnë shumë njerëz.

Kjo do të thotë se të ardhurat e saj nga reklamat trefishohen dhe arrijnë afërsisht 12 miliardë dollarë dhe kjo vetëm për një vit.

Dhe kjo nuk është e gjitha. Ka dhe një përbërës tjetër në këtë recetë magjike: marka.

Llogaritë më të njohura të reklamave në platformë promovojnë bizneset që janë më të interesuar të reklamojnë markën e tyre sesa të gjenerojnë shitjet direkte.

Për shembull McDonald’ s nuk po mbështet në TikTok për të shitur burgerë, por do të fitojë nga platforma për të tërhequr përdorues të rinj që e përdorin atë.

TikTok lidh markat me ndikuesit dhe i ndihmon ata të ndërtojnë teste virale. Prandaj thuhet shpesh mos reklamoni. Bëni video TikTok.’

Gjithashtu një nga taktikat më fitimprurëse në TikTok është se ai ka dërpërtuar në tregtimë elektronike.

Platforma ka krijuar një treg brenda aplikacionit në rajone të caktuara, ku përdoruesit mund të kalojnë nga transmetimet e drejtpërdrejta dhe videot e shkurtra në platformat e blerjes pa asnjë pagesë. 

Ideja e saj është krijimi i një faqe interneti ku TikTok menaxhon çdo hap, nga zbulimi i një produkti të ri deri te blerja e tij, në vend që t’i referojë përdoruesit në dyqane të jashtme.

Sigurisht TikTOk dhe kompania e saj mëmë ByteDance kanë ende sfida përpara, sipas Bloomberg.

Për të patur sukses komercialist në të gjithë globin kërkon depërtim në tregje të mbyllura, të cilat kanë kultuara, preferenca, rregullore ose infrastruktura të ndryshme.

Në të njejtën kohë, politika mbetet një rrezik i madh edhe pas shmangies së një skenari mbyllje nga administrata kur Donald  Trump ishte president i SHBA.

Duke folur në anën tjetër të Atlantikut, në SHBA shqetësimet për sigurinë e të dhënave të përdoruesve ka të ngjarë të mbeten. 

Por kush mund të jetë i sigurt se çfarë po ndodh saktësisht në rrjetet sociale?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco