Lajmi i fundit

Kërkesë e opozitës/ Bie seanca e 7 marsit, Sekretariati i Etikës anulon votimin e ligjeve

SHBA: Rusia nuk ka trupa të mjaftueshme në Kherson për të pushtuar rajonin

SHBA: Rusia nuk ka trupa të mjaftueshme në Kherson për të pushtuar rajonin

12:03, 02/07/2022
A+ Aa A-

Moska nuk ka trupa të mjaftueshme në Kherson për të kontrolluar në mënyrë efektive rajonin, sipas SHBA.

Drejtori i Inteligjencës Kombëtare, Avril Haines i tha CNN se Kremlini përballet me aktivitet partizan të shtuar në Ukrainën jugore, i cili mund të paraqesë një sfidë.

Në javët e fundit, Moska ka tërhequr një numër të konsiderueshëm trupash nga zona për të luftuar në Donbas.

Një zyrtar amerikan tha se kjo mund t’u ketë ofruar ukrainasve një mundësi për të rrëzuar administratorët rusë të instaluar në vend.

Aktualisht nuk është e qartë se sa trupa ruse janë në Kherson, shkruan SkyNews.

Por nëse zona kthehet në duart e Ukrainës, kjo do të dëmtonte kontrollin e Moskës në bregun e Detit të Zi dhe aksesin në Krime. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco