Ukrainë, shpërthime të fuqishme dëgjohen në Miykolaiv

Ukrainë, shpërthime të fuqishme dëgjohen në Miykolaiv

10:00, 02/07/2022
A+ Aa A-

Shpërthime të forta janë dëgjuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin ukrainas Mukolaiv, sipas kryebashkiakut Oleksandr Senkevich.

"Ka shpërthime të fuqishme në qytet! Qëndroni në strehimore!" shkroi Oleksandr Senkevich në llogarinë e tij në Telegram.

Shpërthimeve u paraprinë nga sirenat kundërajrore.

Që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt, forcat ruse kanë sulmuar portet jugore të Ukrainës duke përfshirë Kherson, Odesa, Mykolaiv dhe Mariupol që tashmë është në duart e tyre ndërsa përpiqen të shkëpusin Ukrainën nga Deti i Zi dhe të krijojnë një korridor tokësor nga Rusia në Krime, gadishulli që Rusia ka pushtuar në vitin 2014.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco