Barcelona ndalon me ligj pirjen e duhanit në plazhe

Barcelona ndalon me ligj pirjen e duhanit në plazhe

23:07, 01/07/2022
A+ Aa A-

Pas tre muajve solidarizim, në Barcelonë ka hyrë në fuqi rregullorja e re, e cila e bën të paligjshme pirjen e duhanit në plazhet e Barcelonës. Banorët janë paralajmëruar për masën që do t’i bëjë 10 plazhet e qytetit pa duhan gjatë gjithë vitit.

Verën e kaluar, qyteti pilotoi një skemë të ngjashme në katër plazhe. Gjatë testit, studiuesit panë një rënie të dukshme të numrit të duhanpirësve në plazhe, edhe pse ata që shkelnin normën nuk u gjobitën.

Sipas një sondazhi të zhvilluar nga bashkia e Barcelonës, më shumë se 80% e banorëve ishin në favor të bërjes së plazheve pa duhan.

Barcelona është qyteti i parë i madh spanjoll që lufton duhanin në plazhe, por trendi po rritet në të gjithë Spanjën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco