Kriza e drithit/ Ukraina akuza Rusisë: Na kanë marrë një anije me 7 mijë tonë drithëra, e kanë eksportuar drejt…

Kriza e drithit/ Ukraina akuza Rusisë: Na kanë marrë një anije me 7 mijë tonë drithëra, e kanë eksportuar drejt…

18:42, 01/07/2022
A+ Aa A-

Ukraina ka akuzuar Rusinë se po vjedh drithërat nga portet e saj për t’i eksportuar në vende të tjera.

Sipas pretendimeve të Ukrainës, një anije e tyre është “vjedhur” nga rusët dhe është larguar nga porti Berdyansk ku ishte ankoruar, raporton BBC.

“Ne kemi monitoruar çdo lëvizje të anijes Zhibek Zholy ku është vendosur flamuri i Rusisë. Ajo është larguar nga port ii Berdyansk këtë javë. Tashmë ka mbërritur në portin turk të Karasau në brigjet e Detit të Zi” – pretendojnë autoritetet ukrainase.

Vendasit thonë se anija kishte një ngarkesë prej 7 mijë tonë drithërash.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco