Gjermania: Putin duhet të mbajë përgjegjësi për sulmet në Odesa

Gjermania: Putin duhet të mbajë përgjegjësi për sulmet në Odesa

15:05, 01/07/2022
A+ Aa A-

Qeveria gjermane ka dënuar sulmet me raketa të Rusisë në Odesa, duke i cilësuar sulmet ndaj civilëve krime lufte, shkruan Al Jazeera.

“Presidenti rus Vladimir Putin dhe ata që janë përgjegjës do të duhet të mbajnë përgjegjësi”, tha një zëdhënës i qeverisë gjermane në një konferencë.

Të paktën 20 persona kanë vdekur, mes tyre dy fëmijë nga një sulm me raketa në qytetin ukrainas, Odesa. Si pasojë e sulmit, 30 u plagosën pasi një ndërtesë nëntë katëshe u shënjestrua në Bilhorod-Dnistrovskyi në rajonin e Odesës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco