Rusia nis gjyqin kundër yllit të basketbollit amerikan, Brittney Griner

Rusia nis gjyqin kundër yllit të basketbollit amerikan, Brittney Griner

12:57, 01/07/2022
A+ Aa A-

Fituesja dy herë e medaljes së artë olimpike të basketbollit amerikan, Brittney Griner, u çua në një gjykatë afër Moskës të premten, ku do të niste gjyqi i saj, pasi zyrtarët pretendojnë se ajo kishte vaj kanabisi në valixhet e saj në muajin shkurt, një javë përpara se Rusia të pushtonte Ukrainën.

Griner, 31 vjeçe, një lojtare e Phoenix Mercury që luan në Rusi jashtë sezonit të WNBA, u arrestua më 17 shkurt në një aeroport të Moskës.

Autoritetet ruse e akuzuan atë për kontrabandë në sasi të konsiderueshme të një lënde narkotike, një vepër e dënueshme deri në 10 vjet burg.

Griner aktualisht po mbahet në një qendër paraburgimi në veri të Moskës. Sipas avokatit të saj, paraburgimi i saj është zgjatur për gjashtë muaj në pritje të rezultatit të gjyqit.

Në fillim të kësaj jave, këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan përsëriti se Griner "është arrestuar gabimisht, ndaluar padrejtësisht dhe ne e kemi bërë të qartë këtë si një përcaktim zyrtar i qeverisë amerikane".

Nuk pritet asnjë vendim në ditën e parë të gjyqit të saj, i cili po zhvillohet në gjykatën e qytetit Khimki, jashtë kryeqytetit rus.

E ngarkuara me punë e ambasadës së SHBA Elizabeth Rood gjithashtu mbërriti në gjykatë të premten për seancën dëgjimore të Griner.

Mbështetësit e Griner kanë shprehur shqetësimin se ylli i basketbollit mund të përdoret si peng politik, duke pasur parasysh tensionet në rritje prej pushtimit rus të Ukrainës.

Paraburgimi i saj, i cili është zgjatur në mënyrë të përsëritur, ka ndezur një valë mbështetjeje në mesin e dhjetëra organizatave në SHBA që i janë bashkuar gruas së Griner, Cherelle, për t'i kërkuar Presidentit Joe Biden të bëjë një marrëveshje shkëmbimi me autoritetet ruse për të liruar Griner dhe për ta sjellë atë në shtëpi. në mënyrë të sigurtë sa më shpejt të jetë e mundur.

Kur u foli gazetarëve në Air Force One në fillim të kësaj jave, Sullivan nuk pranoi të detajojë përpjekjet e SHBA për të zgjidhur çështjen e Griner, duke e përmendur "si çështje delikate”, por pohoi se administrata Biden është "e angazhuar në mënyrë aktive".

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se rasti nuk është i motivuar politikisht kur u pyet për Griner nga CNN në një konferencë me gazetarët të premten.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco