VIDEO/ Pas fëmijës, bizoni i turret një tjetër vizitori në Parkun Kombëtar Yellowstone

VIDEO/ Pas fëmijës, bizoni i turret një tjetër vizitori në Parkun Kombëtar Yellowstone

12:46, 01/07/2022
A+ Aa A-

SHBA - Një vizitore në Parkun Kombëtar Yellowstone në shtetin amerikan të Wyoming është bërë personi i dytë brenda tre ditësh që sulmohet nga një bizon i egër.

Gruaja 71-vjeçare iu afrua pa dashje kafshës kur po kthehej në makinë, duke bërë që ajo të nervozohej'

Sulmi vjen pasi disa pamje u shfaqën të martën ku tregohej një tjetër bizon në park që sulmoi dhe goditi një vizitor.

Incidenti ndodhi kur 34-vjeçari nga shteti i Pensilvanisë dhe familja e tij po ecnin përgjatë një shëtitoreje pranë gajzerit ikonik të parkut, Old Faithful.

Pamjet e siguruara nga rrjetet amerikane e tregonin burrin duke hequr me nxitim fëmijën e tij nga këmbët  bizonit të tërbuar para se ta flakte tutje.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco