Lajmi i fundit

Kërkesë e opozitës/ Bie seanca e 7 marsit, Sekretariati i Etikës anulon votimin e ligjeve pa kuorum

Rusia pretendon se ka marrë rafinerinë në Lysychansk

Rusia pretendon se ka marrë rafinerinë në Lysychansk

12:45, 01/07/2022
A+ Aa A-

Rusia thotë se ka marrë rafinerinë e naftës Lysychansk, një vend kycc në betejën për Donbasin, sipas agjencisë ruse të lajmeve RIA Novosti. 

Ukraina nuk e ka konfirmuar ende këtë pretendim të Rusisë- por nëse është e saktë, kjo mund të tregojë një goditje tjetër për forcat ukrainase ndërsa ato luftojnë për të mbajtur kontrollin e qytetit. 

Lysychansk është qyteti i fundit i madh nën kontrollin e Ukrainës në rajonin lindor të Luhanskut.

Rafineria është rreth 17 km në jugperëndim të qytetit, sipas Serhiy Haidai, guvernator i Luhansk.

Më herët këtë mëngjes, guvernatori tha se forcat ruse kishin kapur një pjesë të rafinerisë, sipas Al Jazeera.

Ai tha se trupat e Moskës janë ende duke u përpjekur të rrethojnë ushtrinë e Ukrainës në Lysychansk dhe të sulmojnë qytetin nga jugu dhe perëndimi, duke shtuar se kjo ishte "e kotë". 

Ai tha se forcat ruse kanë dështuar gjithashtu deri më tani të marrin në kontroll autostradën që lidh Lysychansk me Bakhmut në rajonin fqinj Donetsk.

"Banorët e Lysychansk kalojnë pothuajse 24 orë në bodrume dhe shtëpi, për shkak të bombardimeve të pandërprera nga forcat ruse" shtoi ai.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco