Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Hajduti rezolutë për korrupsionin

Një valë e të nxehtit po përfshin Evropën: Po thyhen rekordet e temperaturave

Një valë e të nxehtit po përfshin Evropën: Po thyhen rekordet e temperaturave

12:19, 01/07/2022
A+ Aa A-

Temperaturat rekord po regjistrohen në të gjithë Evropën pasi vala e të nxehtit ka përfshirë pothuajse të gjithë kontinentin.

Qershori është një nga më të ngrohtët dhe në një numër të madh vendesh evropiane është thyer kufiri mesatar i temperaturës karakteristik për muajin e gjashtë.

Kjo vlen edhe për veriun e Evropës, ndaj dy ditë më parë në Norvegji u regjistrua një temperaturë prej 32.5 gradë Celsius, që është një rekord në Rrethin Arktik. Ndryshe, temperatura mesatare e ajrit në Rrethin Arktik në Evropë është 13 gradë.

Në qershor, temperatura arriti në 35 gradë në Poloni, dhe mbi 37 gradë Celsius në zonën e Gjermanisë lindore, raporton Bbc.

Temperaturat janë rekord të larta edhe në Ballkan. Rekordet e temperaturave të qershorit u thyen gjithashtu në Slloveni dhe Kroaci, ndërsa Bosnja dhe Hercegovina pa temperatura 0.2 gradë Celsius nën rekordin e qershorit që ishte 41 gradë Celsius.

Bubullima janë regjistruar edhe në Evropë, ndërsa parashikimet tregojnë se temperatura të larta priten edhe në periudhën e ardhshme

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco