Lufta në Ukrainë, Putini humbet kolonelin e tij të 57-të

Lufta në Ukrainë, Putini humbet kolonelin e tij të 57-të

10:25, 01/07/2022
A+ Aa A-

Vladimir Putin ka humbur një tjetër oficer ushtarak të rangut të lartë mes luftimesh të ashpra në Ukrainë.

Nënkolonel Pavel Kislyakov, 40 vjeç është varrosur ditën e djeshme me nderime ushtarake në vendlindjen e tij në rajonin e Moskës.

Kislyakov, komandant i një njësie prestigjioze të parashutistëve rusë, është koloneli i 57-të që është vrarë që kur Putin urdhëroi trupat e tij të hynin në Ukrainë, më 24 shkurt. 

Nuk janë dhenë detaje se në cilin front të luftës në Ukrainë u vra, por vdekja e tij nxjerr në pah humbjet e rënda të oficerëve të lartë që Rusia ka pësuar.

Së fundmi Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosurave të Ukrainës raporti se Rusia ka humbur rreth 35,600 personel, 1,573 tanke, 3,726 automjete të blinduara luftarake, 790 njësi artilerie, 246 sisteme raketash të shumëfishta, 104 sisteme të mbrojtjes ajrore, 217 avionë luftarakë, 185 414 helikopterë, 14 anije luftarake dhe 2602 automjete dhe cisterna karburanti që nga fillimi i pushtimit. 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco