VIDEO horror e shpërthimit/ Flet i riu që u hodh në ujë për të shpëtuar

10:11, 01/07/2022
A+ Aa A-

Para pak ditësh, bota u trondit pasi Rusia bombardoi një qendër tregtare në Kremenchuk të Ukrainës, duke vrarë të paktën dy duzina njerëzish. Sulmi ndodhi në një kohë kur qendra tregtare ishte e mbushur me të paktën 1 mijë persona brenda.

Një video e shpërthimit u bë virale. Ajo tregon momentin kur raketa godet qendrën tregtare, duke shpërndarë cifla në parkun pranë qendrës. Një çift ishte aty pranë dhe shpëtoi me shumë fat.

Gazeta BILD ka takuar djalin që u hodh në ujë për të shpëtuar.

Vad, 26 vjeç, tha: “Dëgjuam alarmin dhe dhjetë minuta më vonë ndodhi shpërthimi i parë. E dinim që ishte larg. Dy ose tre minuta më vonë erdhi shpërthimi i dytë. Ishte shumë pranë nesh”.

“U trembëm dhe nuk dinim ku të fshiheshim. Uji ishte i vetmi opsion. Kërceva dhe tentova të notoj sa më thellë të ishte e mundur”.

Teksa ai kërceu në ujë, e dashura vrapoi në drejtimin tjetër. “I thirra ‘kërce në ujë’, por ajo vrapoi në drejtimin tjetër. Ajo që nuk dija ishte se ajo nuk dinte not”.

Ndërsa copëzat e predhës shpërndaheshin në park dhe në ujë, Vad u zhyt aq thellë sa mundej. Për fat shpëtoi me disa plagë në shpinë. E dashura e tij përfundoi me disa plagë të vogla.

Dy ditë më vonë, videoja u bë virale.

Vad thotë: “Ishte e tmerrshme, shihja komentet në video ku rusët uronin që të kishim vdekur. Përse njerëzit duhet të urojnë vdekjen e njerëzve të tjerë?”

“Ne thjesht duam që ushtria ruse të mos na bomardojë. Duam të ulemi të qetë në park në një ditë të bukur vere pa u shqetësuar për alarmin e radhës”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco