Zelensky: Energjia e Ukrainës mund të zëvendësohet gazin rus nga vendet e BE-së

Zelensky: Energjia e Ukrainës mund të zëvendësohet gazin rus nga vendet e BE-së

09:29, 01/07/2022
A+ Aa A-

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se nisja e transmetimit të energjisë në Rumani ishte fillimi i një procesi që mund të ndihmojë Europën të reduktojë varësinë e saj nga hidrokarburet ruse.

Këtë deklaratë, Zelensky e bëri në adresimin e tij të natës. Po ashtu, edhe kryeministri ukrainas Denys Shmyhal tha se eksportet kishin filluar me një vëllim prej 100 megavat – katër muaj pas luftës së Rusisë kundër Ukrainës, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Presidenti Zelensky tha se fillimi i eksporteve ishte “një tjetër hap i rëndësishëm në lëvizjen tonë drejt Bashkimit Eropian”.

“Falë energjisë elektrike të Ukrainës, një pjesë e konsiderueshme e gazit rus të përdorur nga konsumatorët europianë mund të zëvendësohet. Prandaj, kjo nuk është vetëm një çështje e të ardhurave nga eksporti për ne, por një çështje sigurie për të gjithë Europën. Më lejoni t’ju kujtoj se lidhja e vendit tonë me sistemin e përbashkët energjetik të BE-së u bë tashmë pas fillimit të luftës. Ukraina po bën gjëra tani që dikur dukeshin të pamundura”.

Ukraina arriti marrëveshje në mes të marsit për t’u bashkuar me Rrjetin Europian të Operatorëve të Sistemit të Transmetimit (Entso-E) si vëzhgues pasi rrjeti i saj ishte i lidhur me atë të BE-së.

Entso-E tha këtë javë se përgatitjet kishin përfunduar për eksportet e para nga Ukraina, së bashku me energjinë nga ish-shteti sovjetik Moldavia, duke filluar nga 30 qershor – duke përdorur një ndërlidhje me Rumaninë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco