Koreja e Veriut: Koronavirusi erdhi nga objektet e panjohura pranë kufirit

Koreja e Veriut: Koronavirusi erdhi nga objektet e panjohura pranë kufirit

09:20, 01/07/2022
A+ Aa A-

Media shtetërore në Korenë e Veriut pretendon se në vend shpërtheu koronavirusi kur qytetarët prekën gjëra të panjohura që kishin rënë pranë kufirit me Korenë e Jugut.

Qytetarëve iu është bërë thirrje që të tregohen vigjilentë ndaj objekteve të panjohura pranë kufirit.

Për vite me radhë, aktivistët e Koresë së Jugut kanë fluturuar tullumbace përtej kufirit për të dërguar fletushka dhe ndihma humanitare. Seuli thotë se nuk ka asnjë mundësi që koronavirusi të ketë kaluar kufirin në këtë mënyrë.

Sipas medieve shtetërore të vendit komunist, një hetim zyrtar ka zbuluar se dy persona u prekën nga virusi kur ranë në kontakt me materiale të paidentifikuara pranë kufirit me Korenë e Jugut.

“Që prej atëherë, virusi është shpërndarë me shpejtësi në vendin tonë,” bëri të ditur media.

Që prej fundit të prillit, Koreja e Veriut thotë se ka regjistruar një valë shpërthyese prej 4.7 milionë rastesh me ‘ethe’, që mendohet se janë infeksione të patestuara me Covid. Deri sivjet, ky vend pretendonte se nuk kishte asnjë rast me Covid, edhe pse ekspertët besonin se virusi ka qarkulluar.

Popullsia prej 25 milionë banorësh është vulnerabël ndaj virusit për shkak të mungesës së vaksinave dhe një sistemi të dobët shëndetësor. Së fundmi është raportuar se Koreja e Veriut ka pranuar një ofertë për vaksinat e prodhuara në Kinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco