Rrëshqitjet e Biden: Si e bëri Zvicrën vend kandidat për në NATO

08:56, 01/07/2022
A+ Aa A-

Nga Rene Garzke, BILD

Neutral si Zvicra- një shprehje në Gjermani, një rregull i hekurt në politikën ndërkombëtare.

Për ironi, njeriu më i fuqishëm në botë e tronditi shkurtimisht këtë parim pothuajse të pakundërshtueshëm.

Në një konferencë shtypi në samitin e NATO-s në Madrid, presidenti amerikan Joe Biden papritmas e bëri fqinjin gjerman një kandidat për t’u bashkuar me aleancën ushtarake.

Biden po përshkruante se si erdhi vendimi historik për të pranuar Finlandën dhe Suedinë në NATO. Pikërisht në këtë moment ndodhi gafa. Në një situatë, presidenti i Finlandës, Sauli Niinisto sugjeroi që t’i telefonin kreut të qeverisë zvicerane për aspiratat e saj për anëtarësim, tha Biden.

Hopla!

Presidenti amerikan e vuri re menjëherë rrëshqitjen e tij të gjuhës. “Zvicër, Zoti im... Unë padyshim që kam shumë dëshirë që të zgjeroj NATO-n,” bëri shaka ai. Më pas shtoi se sigurisht donte të thoshte Suedi.

Finlanda dhe Suedia kohët e fundit kanë hequr dorë nga neutraliteti i tyre pas sulmit të gjithanshëm të Rusisë ndaj Ukrainës dhe kanë aplikuar për t’u bashkuar me NATO-n. Nga ana tjetër, anëtarësimi i Zvicrës konsiderohet fantashkencë diplomatike.

Biden ka qenë prej kohësh i njohur për rrëshqitjet e tij t gjuhës, që nga gabimet e vogla e deri te gafat e rënda. në fund të janarit ai shkaktoi zemërim kur tha se një ‘pushtim i vogël’ nga Rusia në Ukrainë mund të mos shkaktojë të njëjtin reagim nga NATO si një pushtim i plotë.

Disa vëzhgues e panë këtë si një ‘leje’ nga presidenti i SHBA për tiranin e Kremlinit, Vladimir Putin. Biden më vonë e bëri të qartë se çdo trupë ruse që kalon kufirin ukrainas, përbën pushtim. Rreth një muaj më vonë, Putini në fakt e pushtoi Ukrainën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco