Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Suedia: Ekstradimet për në Turqi vendosen nga gjykata të pavarura! Ministri suedez i Drejtësisë, Morgan Johansson

Suedia: Ekstradimet për në Turqi vendosen nga gjykata të pavarura!

08:53, 01/07/2022
A+ Aa A-

Që kur Turqia hoqi veton e saj për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO, ka pasur disa shqetësime mbi arsyet  që e bëri këtë.

Të mërkurën, Ankaraja tha se do të kërkonte ekstradimin e 33 militantëve kurdë dhe të dyshuarve si  komplotistë të grushtit të shtetit, nga Suedia dhe Finlanda.

Ministri turk i Drejtësisë Bekir Bozdag tha se Ankaraja kërkonte 12 të dyshuar nga Finlanda dhe 21 të tjerë nga Suedia.

Shtetet nordike ranë dakord të martën vonë që "të trajtojnë me shpejtësi kërkesat e Turqisë për dëbim ose ekstradim të të dyshuarve për terrorizëm".

Turqia do t'u kërkojë atyre të "përmbushin premtimet e tyre", tha ministri turk  i drejtësisë.

Por të enjten, ministri suedez i drejtësisë Morgan Johansson këmbënguli se çdo vendim në lidhje me ekstradimin e kurdëve do të merret nga "gjykata të pavarura".

“Qytetarët suedezë nuk ekstradohen”, tha Johansson.

Shtetasit josuedezë mund të ekstradohen me kërkesë të vendeve të tjera, por vetëm nëse është në përputhje me ligjin suedez dhe Konventën Evropiane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco