Sanksionet që bashkësia ndërkombëtare vendosi ndaj Rusisë pas pushtimit të Ukrainës po e dëmtojnë seriozisht ekonominë ruse, edhe pse presidenti, Vladimir Putin, nuk do ta pranonojë kurrë.
Kështu ka deklaruar kancelari gjerman, Olaf Scholz, në një intervistë për transmetuesin CBS në margjinat e samitit të liderëve të NATO-s në Madrid.
“Rusia nuk është ndër vendet më të përparuara në botë dhe ata duhet të importojnë teknologji nga pjesa tjetër e botës për të ruajtur një standard të lartë jetese për qytetarët e tij dhe për të marrë pjesë në rritjen ekonomike globale: ky është dëmi i vërtetë që po bëjmë Rusisë”, deklaroi Scholz.
© SYRI.net