Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Rekord shpenzimesh për familjen mbretërore, 100 milionë paund në 12 muaj

Rekord shpenzimesh për familjen mbretërore, 100 milionë paund në 12 muaj

08:00, 01/07/2022
A+ Aa A-

Fondi i buxhetit vjetor i familjes mbretërore britanike ishte në qendër të vëmëndjes për shkak të shpenzimeve dhe rimbursimit të shtëpisë Windsor të subvencionuara me paratë e taksapaguesve

Në muajt e fundit kostot publike për mbatjen e familjes mbretërore kanë arritur një shifër rekord: më shumë se 100 milionë paund për 12 muaj, 17% më shumë se raporti i një viti më parë.

 Një shifër që bie ndesh me një kohë paqëndrueshmërie financiare për Britaninë e Madhe për shkak të luftës në Ukrainë, përfshirë dhe krizën globale të energjisë.

 Familja mbretërore është "shumë e vetëdijshme" për rritjen e kostos së jetesës për qytetarët, tha një zëdhënës i kurorës gjatë një takimi me shtypin përpara publikimit të të dhënave. 

Por fitimet nga pronat e Dukatit të Cornwall-it, që i janë besuar Princit Charles, po krijojnë gjithashtu një siklet të mëtejshëm. 

Fondi privat i trashëgimtarit të fronit e sheh vlerën e tij të rritet në 1.2 miliardë paund, 93 milionë më shumë se vitin e kaluar. 

Paratë përdoren si për financimin e aktiviteteve reale ashtu edhe për iniciativat bamirëse.

Siç duket kjo nuk është një kohë e qetë për familjen mbretërore.

Vetëm pak ditë më parë Sunday Times publikoi lajmin që princ Charles kishte marrë tre milionë euro nga nga Sheikh Hamad bin Jassim bin Jaber al-Thani, ish-kryeministër i Katarit".

 Por më vonë Clarence House, rezidenca zyrtare e princit, deklaroi se këto para u transferuan në bamirësi të sponsorizuara nga Charles.

Muajt e fundit donacionet kanë qenë nën vëzhgim nga Shërbimi i Policisë Metropolitane britanike pasi një nga bamirësitë dyshohet se princi Charles i ofroi ndihmë një donatori saudit për të dhënë atij nënshtetësi britanike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco