Vendimi i Samitit të NATO-s: 300 mijë ushtarë gati të ndërhyjnë në Europën Lindore

Vendimi i Samitit të NATO-s: 300 mijë ushtarë gati të ndërhyjnë në Europën Lindore

17:10, 29/06/2022
A+ Aa A-

Aleanca më e fuqishme politiko-ushtarake në botë, NATO, ka grumbulluar në gjendje gatishmërie, numrin më të madh të trupave ushtarake që nga Lufta e Ftohtë. 

NATO ka rritur kështu me 7 herë numrin e trupave të gatshëm për luftë. 

Mobilizimi dhe gjendja e gatishmërisë, ka qenë kryefjalë edhe gjatë punimeve të Samitit dy ditor të NATO-s në Madrid. 

Vendet anëtare kanë rënë dakord për të grumbulluar 300 mijë trupa, të cilët kalojnë në gatishmëri ushtarake.

Konflikti i nisur nga Rusia në Ukrainë rrezikon të zgjerohet në vendet përreth, ndër to edhe anëtare të NATO-s. 

Me mobilizimin që tashmë duket fakt, NATO është e gatshme të ndërhyjë menjëherë në Europën Lindore, nëse rreziku rus do të përshkallëzohet. 

Presidenti amerikan Joe Biden, gjatë takimit para samitit me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg shprehu angazhimin e shtimit të trupave amerikane në Europë.

Dakordësi, liderët e NATO-s gjetën edhe për shtimin e ndihmave për ushtrinë ukrainase për të përmbysur arritjet e deritanishme të sulmit rus.

Sakaq, një tjetër moment historik i samitit të NATO-s ishte edhe dakodërsia unanime për të pritur Finlandën dhe Suedinë, si anëaret më të reja të Aleancës. 

Pas tërheqjes së vetos turke, Aleanca i dhanë dritën jeshile nisjes së procedurave të anëtarësimit, në samitin e kësaj të Mërkure në Madrid.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se aplikimi i tyre u pranua pas heqjes së vetos nga Erdogan, mbrëmjen e të martës.

Liderët e tre vendeve nënshkruan në Madrid një memorandum që garanton se Stokholmi dhe Helsinki do t’i japin zgjidhje shqetësimeve të Ankarasë, veçanërisht për ata që i konsideron si “terroristë kurdë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco