Turqia do t'i kërkojë Suedisë dhe Finlandës të ekstradojnë 33 të dyshuar për terrorizëm

Turqia do t'i kërkojë Suedisë dhe Finlandës të ekstradojnë 33 të dyshuar për terrorizëm

15:28, 29/06/2022
A+ Aa A-

Ministri turk i Drejtësisë Bekir Bozdag njoftoi se Turqia do t'i kërkojë Suedisë dhe Finlandës të ekstradojnë tridhjetë e tre të dyshuar për terrorizëm, në përputhje me marrëveshjen sipas së cilës Ankaraja pushoi së kundërshtuari pranimin e dy vendeve në NATO.

Bozdag u tha gazetarëve se Ankaraja do t'u kujtojë vendeve nordike ekstradimin e atyre personave, pas nënshkrimit të memorandumit, raporton agjencia Anatolia.

 

Dosjet e gjashtë anëtarëve të PKK-së dhe gjashtë anëtarëve të FETO-s janë në pritje në Finlandë dhe dosjet e 11 anëtarëve të PKK-së dhe 10 anëtarëve të FETO-s në Suedi, tha Bozdag.

Në një marrëveshje trepalëshe me Suedinë dhe Finlandën, Turqia kërkoi që të dy vendet të ekstradojnë individët e kërkuar dhe të heqin kufizimet për armët e vendosura pas inkursionit ushtarak të Turqisë në Sirinë verilindore në vitin 2019.

Turqia ra dakord të martën të bashkohet me Suedinë dhe Finlandën në NATO, duke i dhënë fund një ngërçi që mund të kishte lënë në hije hapjen e samitit të Aleancës në Madrid, mes krizës më të keqe të sigurisë në Evropë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco