Heqja e vetos nga Turqia, Rusia: Zgjerimi i NATO-s është destabilizues

Heqja e vetos nga Turqia, Rusia: Zgjerimi i NATO-s është destabilizues

14:56, 29/06/2022
A+ Aa A-

Zgjerimi i NATO-s duke pranuar Suedinë dhe Finlandën është destabilizues. Ky është reagimi i parë i Rusisë për ujdinë e pranuar nga Turqia për heqjen e vetos ndaj dy vendeve nordike.

Ministria e Jashtme ruse i konsideron negative planet e Stokholmit dhe Helsinkit për t’ju bashkuar aleancës ushtarake perëndimore. Zëvendësministri, Sergej Riabkov, i cituar nga mediat ruse, tha se zgjerimi i NATO-s nuk shton sigurinë për anëtarët aktualë të aleancës.

Ai shtoi se për momentin nuk ka asnjë plan për një takim të mundshëm të ministrave të jashtëm të Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në sajë të samitit të G20-ës.

Sakaq, zëdhënësja e ministrisë së Jashtme të Moskës, Maria Zakharova, paralajmëroi se furnizimet e perëndimit me armë për Ukrainën mund të kërcënojnë sigurinë jo vetëm të shtetit që gjendet në luftë, por përtej kufijve të tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco