Kanada/ Zbulohet trupi i mumifikuar i një mamuthi të vogël

Kanada/ Zbulohet trupi i mumifikuar i një mamuthi të vogël

20:35, 26/06/2022
A+ Aa A-

Minatorët e fushave të arit në pjesën më veriore në Klondike të Kanadasë, kanë bërë një zbulim të rrallë kur nxorën mbetjet e mumifikuara të një mamuthi të vogël.

Mbetjet e mamuthit u zbuluan gjatë gërmimeve në ngricat e përhershme në jug të Dawson City, në territorin kanadez të Yukon, territor ky i cili kufizohet me Alaskën, bënë të ditur zyrtarë kanadez; gjatë së premtes.
Pjesëtarë të fisit indigjen Tr’Ondek Hwech’in e emëruan të voglin me emrin Nun cho ga, emër i cili do të thotë “kafsha foshnjë e madhe”.

Paleontologu Grant Zuzula tha se “mamuthi i vogël, i cili ka ruajtur lëkurën dhe flokët e tij, është një nga kafshët më të jashtëzakonshme të mumifikuara që janë zbuluar nga epoka e akullnajave”.

Kafsha besohet se i përket gjinisë femërore dhe se ka ngordhur gjatë periudhës së akullnajave, më shumë se 300,000 vjet më parë, kur mamuthët leshatorë kishin bredhur në këtë rajon së bashku me kuajt e egër, luanët e shpellave dhe bizonët gjigantë të stepave.

Kjo shënon zbulimin e parë të një mamuthi pothuajse të plotë dhe të ruajtur, dhe të mirë mumifikuar të mamuthit leshator në Amerikën Veriore. 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco