Kaos i ri për BE-në, emigrantët sulmojnë gardhin në enklavën spanjolle në kufi me Marokun

Kaos i ri për BE-në, emigrantët sulmojnë gardhin në enklavën spanjolle në kufi me Marokun

14:48, 24/06/2022
A+ Aa A-

Më shumë se 2000 emigrantë sulmuan gardhin që ndan enklavën Melilla të Spanjës nga Maroku, ditën e sotme.

Kjo është  tentativa e parë e tillë e kalimit masiv në këtë territor që kur të dy vendet rregulluar marrëdhëniet diplomatike në mars.

Mbi 500 arritën të hyjnë në zonën e kontrollit kufitar pasi prenë një gardh me gërshërë, tha delegacioni lokal i qeverisë spanjolle. 

Nga këta, 130 emigrantë - 'të gjithë burra dhe me sa duket të rritur' - arritën të hyjnë në Melilla pas një përleshjeje dy-orëshe me oficerët e kufirit, shtoi delegacioni vendas. 

Videot e publikuara tregojnë emigrantët duke brohoritur ndërsa vraponin në rrugët e Melillas pasi sulmuan gardhin.

Melilla dhe Ceuta, enklava tjetër e vogël afrikano-veriore e Spanjës, kanë kufijtë e vetëm tokësorë të Bashkimit Evropian me Afrikën, duke i bërë ato një magnet për emigrantët. 

Ekziston frika se thatësira në Afrikë dhe rritja e çmimeve të ushqimeve - madje edhe përpara se lufta ta bënte të pamundur transportin e grurit ukrainas në Somali, Egjipt dhe vende të tjera të varfra - mund të rrisë numrin e emigrantëve që ikin në Evropë. 

Maroku vendosi një sasi 'të madhe' forcash në përpjekje për të zmbrapsur sulmin në kufi, të cilët 'bashkëpunuan në mënyrë aktive' me forcat e sigurisë spanjolle, por një "numër i konsiderueshëm" arriti të hynte në Melilla.

Imazhet në mediat spanjolle treguan emigrantë të rraskapitur të shtrirë në trotuar në Melilla, disa me duar të gjakosura dhe rroba të grisura.

Ata që arritën të kalonin shkuan në një qendër lokale emigrantësh, ku autoritetet po vlerësojnë rrethanat e tyre.

Spanja zakonisht mbështetet te Maroku për t'i mbajtur emigrantët larg kufirit.

Image

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco