Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

Ekipet e shpëtimit heqin një bombë 500 kg nga çatia në Kharkiv

Ekipet e shpëtimit heqin një bombë 500 kg nga çatia në Kharkiv

13:04, 24/06/2022
A+ Aa A-

Ekipet e shpëtimit ukrainas hoqën të enjten një bombë 500 kilogramëshe të hedhur nga ajri nga çatia e një ndërtese banimi në Kharkiv.

Bomba e pashpërthyer u hodh në ndërtesën në lagjen Saltiv tre muaj më parë.

Bomba ishte çaktivizuar me sukses nga një ekuipazh piroteknik që në mars, një ditë pas hedhjes së saj, por nuk u hoq deri të enjten për shkak të sulmeve të Rusisë në zonë.

“Aktualisht, qyteti është relativisht i qetë dhe lejohet të kryejë këto punë” tha kreu i njësisë humanitare të çminimit Ihor Ovcharuk.

“Kur kishte granatime dhe një luftë të drejtpërdrejtë në qytetin Kharkiv, këto punë zakonisht nuk bëheshin nga askush.”

Sipas Shërbimit Shtetëror të Emergjencave të Ukrainës, bomba e pashpërthyer mbante 272 kg eksploziv, i mjaftueshëm për të shkatërruar të gjithë ndërtesën e banesës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco