VIDEO/ Makina elektrike bie nga kati i tretë i ndërtesës, 2 të vdekur

VIDEO/ Makina elektrike bie nga kati i tretë i ndërtesës, 2 të vdekur

12:01, 24/06/2022
A+ Aa A-

Një makinë elektrike në Kinë ka rënë nga kati i 3 i një ndërtese dhe si pasojë dy persona ndërruan jetë.

Automjeti elektrik është i markës Nio, një kompani kineze që operon në tregun e makinave elektrike. Sipas BBC vetë prodhuesi kinez bëri me dije se automjeti ra nga kati i tretë i selisë së kompanisë në Shangai.

Ndërsa po ashtu theksoi se një anëtar i stafit dhe një person nga një kompani partnere vdiqën në aksident.

Incidenti ndodhi të mërkurën rreth orës 17:20 me orën lokale, tha firma. Personat që humbën jetën ndodheshin brenda automjetit teksa ai ra nga ndërtesa.

Nio thotë se filloi menjëherë një hetim mbi incidentin në bashkëpunim me zyrtarë qeveritarë.

Zona e katit të tretë nga ku ra makina është përshkruar në mënyra të ndryshme si një sallë ekspozite, një objekt testimi ose një parking makinash.

“Kompania jonë ka bashkëpunuar me Departamentin e Sigurisë Publike për nisjen e hetimeve dhe analizave të shkakut të aksidentit. Nga analiza e situatës në vendngjarje, fillimisht mund të konfirmojmë se bëhet fjalë për një aksident, (jo shkaktuar nga automjeti),” tha kompania në një deklaratë.

Fjalia e fundit e deklaratës nxiti shumë reagime në rrjete sociale, mbi 1000 të tilla. Shumë komentues nuk mund ta pranonin deklaratën se automjeti elektrik nuk është shkaktar i aksidentit. Pas reagimeve të shumta, kompania Nio u detyrua ta tërhiqte atë deklaratë dhe të publikonte një version të ri të moderuar, duke hequr fjalinë në kllapa që aksidenti nuk është shkaktuar nga automjeti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco