Porti i madh rumun lufton për të përballuar rrjedhën e grurit ukrainas

Porti i madh rumun lufton për të përballuar rrjedhën e grurit ukrainas

11:30, 24/06/2022
A+ Aa A-

Konstancë, Rumani  - Me portet detare të Ukrainës të bllokuara ose të kapura nga forcat ruse, porti fqinj i Rumanisë në Detin e Zi, Konstancë, është shfaqur si një kanal kryesor për eksportet e drithit të këtij vendi të shkatërruar nga lufta, mes një krize ushqimore botërore në rritje.

Është porti më i madh i Rumanisë, terminali i drithit me ngarkimin më të shpejtë në Evropë dhe ka përpunuar gati një milion ton drithë nga Ukraina - një nga eksportueset më të mëdha në botë të grurit dhe misrit - që nga pushtimi i 24 shkurtit.

Por operatorët e portit thonë se ruajtja, e lëre më rritja e volumit që ata trajtojnë së shpejti mund të jetë e pamundur pa mbështetjen dhe investimet e përbashkëta të Bashkimit Evropian.

"Nëse duam të vazhdojmë të ndihmojmë fermerët ukrainas, ne kemi nevojë për ndihmë për të rritur kapacitetet tona të trajtimit," tha Dan Dolghin, drejtor i operacioneve të drithërave në operatorin kryesor Comvex të portit të Detit të Zi.

"Asnjë operator i vetëm nuk mund të investojë në një infrastrukturë që do të dalë tepër sapo të përfundojë lufta," shtoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco