Kërkimet për të zhdukurit nga tërmeti në Afganistan janë pezulluar

Kërkimet për të zhdukurit nga tërmeti në Afganistan janë pezulluar

11:20, 24/06/2022
A+ Aa A-

Autoritetet afgane kanë ndaluar kërkimin për të mbijetuar nga një tërmet që mori të paktën 1000 jetë, tha zëdhënësi i qeverisë Mohammed Nasim Hakani, duke paralajmëruar se furnizimet me ilaçe ishin të pamjaftueshme.

Tërmeti, i cili ndodhi të mërkurën dhe goditi një zonë malore pranë kufirit me Pakistanin, plagosi rreth 2,000 njerëz dhe dëmtoi ose shkatërroi plotësisht 10,000 shtëpi.

Sipas Reuters, magnituda e tërmetit ishte 6.1 gradë.

“Ministria e Shëndetësisë nuk ka mjaftueshëm barna. Ne kemi nevojë për ndihmë mjekësore dhe të tjera, sepse kjo është një katastrofë e madhe”, tha Hakani.

Japonia, Koreja e Jugut, Tajvani dhe Emiratet e Bashkuara Arabe njoftuan të enjten se do të dërgojnë ndihma në Afganistan.

Ndihma nga Pakistani tashmë ka kaluar kufirin.

India njoftoi se dërgoi 27 tonë ndihma në dy avionë, të cilët do t'u dorëzohen organizatave ndërkombëtare.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco