Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Vetëm 620 lekë në ditë, rreth 600 mijë shqiptarë në pragun e varfërisë

Pas 30 vjetësh, Senati amerikan miraton projektligjin e parë për kontroll mbi armët

Pas 30 vjetësh, Senati amerikan miraton projektligjin e parë për kontroll mbi armët

10:53, 24/06/2022
A+ Aa A-

Pas 30 vjetësh, Senati amerikan miraton projektligjin e parë për kontrollin e armëve

Senati amerikan ka miratuar një projekt-ligj për kontrollin e armëve - legjislacioni më i rëndësishëm për armët e zjarrit në gati 30 vjet.

Pesëmbëdhjetë republikanë iu bashkuan demokratëve në dhomën e lartë të Kongresit për të miratuar vendimin me 65 vota kundër 33.

Ky vendim vjen pas masakrës muajin e kaluar në një supermarket në Buffalo të Nju Jorkut dhe në një një shkollë fillore në Uvalde, Teksas, ku mbetën të vdekur në total 31 persona.

Projektligji tani do të duhet të kalojë në Dhomën e Përfaqësuesve përpara se Presidenti Biden ta nënshkruajë atë për ligj.

Në një deklaratë të lëshuar pas votimit, Presidenti u bëri thirrje anëtarëve të Dhomës që "të votojnë menjëherë këtë projektligj dypartiak dhe ta dërgojnë atë në tryezën time".

“Sonte, pas 28 vitesh mosveprimi, anëtarët dypartiakë të Kongresit u mblodhën për të dëgjuar thirrjen e familjeve në të gjithë vendin dhe miratuan legjislacionin për të trajtuar plagën e dhunës me armë në komunitetet tona”, tha zoti Biden.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco