Tërmeti në Afganistan: Të mbijetuarit luftojnë për ushqim dhe strehë mes frikës së kolerës

Tërmeti në Afganistan: Të mbijetuarit luftojnë për ushqim dhe strehë mes frikës së kolerës

10:46, 24/06/2022
A+ Aa A-

Të mbijetuarit e tërmetit më vdekjeprurës në Afganistan në dy dekada thonë se nuk kanë asgjë për të ngrënë, nuk kanë strehë dhe kanë frikë nga një shpërthim i mundshëm i kolerës. Gazetari Secunder Kermani i BBC-së raportoi nga provinca Paktika, më e goditura nga fatkeqësia.

Duke kërkuar nëpër rrënojat, në atë që ka mbetur nga shtëpia e tij familjare, Agha Janit mbushin sytë me lot.

“Këto ishin këpucët e djemve të mi”, thotë ai, duke fshirë pluhurin prej tyre. Tre fëmijët e tij të vegjël dhe dy gratë u vranë nga tërmeti kur po flinin.

Ndërsa lëkundjet ranë në orët e hershme të së mërkurës, Aga Jani nxitoi drejt dhomës ku qëndronte familja e tij.

"Por gjithçka ishte nën rrënoja," i tha ai BBC-së. "Edhe lopata ime. Nuk mund të bëja asgjë. Unë u thirra kushërinjve të mi për të ndihmuar, por kur nxorëm familjen time, ishin të gjithë të vdekur."

Zona rreth fshatit Agha Jan në rrethin Barmal, provincën Paktika, është një nga më të prekurat nga tërmeti, në të cilin besohet se janë vrarë rreth 1000 njerëz dhe 3000 të tjerë janë plagosur.

Është tre orë me makinë deri në qytetin e madh më të afërt, në rrugë kryesisht prej dheu e vendndodhja e largët e bën edhe më të vështirë transportin e të plagosurve. Disa prej tyre duhej të dërgoheshin në spital me helikopterë ushtarakë të talebanëve.

Pothuajse çdo shtëpi në fshat, përgjithësisht e ndërtuar nga balta dhe guri, duket se është shumë e dëmtuar. Pothuajse çdo familje duket se po vajton një të afërm të humbur.

Habib Gul ishte matanë kufirit në qytetin pakistanez të Karaçit, duke punuar si punëtor, kur dëgjoi lajmin. Ai u kthye me nxitim në fshatin e tij në Barmal për të zbuluar se 20 nga të afërmit e tij ishin vrarë - 18 prej tyre në një shtëpi të vetme.

"Emrat e kujt t'ju jap më parë? Janë shumë nga të afërmit e mi që ranë viktima, tre motra, mbesa ime, vajza ime, fëmijët e vegjël".

Çdo fshatar që takojmë dëshiron të na tregojë shkatërrimin e shtëpisë së tyre. Pjesërisht sepse duan që bota të shohë shkatërrimin, por gjithashtu, më praktikisht, sepse shpresojnë që emrat e tyre të shtohen në listat e shpërndarjes së ndihmës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco