VIDEO - Aksidenti/ Makina elektrike bie nga kati i tretë, vdesin dy persona

VIDEO - Aksidenti/ Makina elektrike bie nga kati i tretë, vdesin dy persona

10:39, 24/06/2022
A+ Aa A-

Dy persona humbën jetën kur një makinë elektrike e kompanisë kineze Nio ra nga kati i tretë i një pallati në Shangai.

Kati i tretë i pallatit nga ku ra makina ishte vendi i ekspozitave të makinave.

Sipas medieve të huaja rrethanat e incidentit tragjik nuk janë zbardhur ende.

“Kompania jonë po bashkëpunon me departamentin e sigurisë publike për të filluar hetimin dhe analizën e shkaqeve të aksidentit. Në bazë të analizës së situatës në vendngjarje, fillimisht mund të konfirmojmë se ka qenë një aksident (i cili nuk është shkaktuar nga automjeti)”, thuhet në njoftimin e kompanisë Nio, duke shprehur dhimbjen për viktimat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco