USB humbi me të dhënat personale të 460,000 njerëzve në Japoni

USB humbi me të dhënat personale të 460,000 njerëzve në Japoni

09:30, 24/06/2022
A+ Aa A-

Një USB që përmbante 460,000 të dhëna personale, duke përfshirë numrat e llogarive bankare, humbi në Japoni.

Një punonjës i kompanisë që ndihmoi në shpërndarjen e mbështetjes financiare për shkak të kovida-19 në Amagasaki, në prefekturën Hyogo, humbi një çantë me memorie USB. Ai përmbante të dhënat personale të 460,000 njerëzve që janë të regjistruar dhe jetojnë në Amagasaki.

Punonjësi ka njoftuar efektivët e forcave të sigurisë se i ka humbur çanta pas darkës në objektin e hotelierisë.

USB përmban informacione personale të përdoruesve, duke përfshirë emrat, adresat, datat e lindjes dhe numrat e llogarive bankare.

Është i mbrojtur me fjalëkalim dhe ende nuk ka asnjë provë se informacioni i përmendur ka rrjedhur.

Komuna e Amagasaki njoftoi se do të kujdeset për sigurinë e të dhënave, do të ndërgjegjësohet për rëndësinë e ruajtjes së të dhënave personale dhe do të rifitojë besimin e qytetarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco